Surja"El-Bekare"
2
Surja "El-Bekare" - Medinase -
Nga qëllimet e sures:
Urdhërimi i Ymetit për të qenë udhëheqës në Tokë, duke e zbatuar Islamin, dhe duke iu nënshtruar Allahut plotësisht si dhe tërheqja e vëmendjes për të mos rënë në gjendjen e Bijve të Israilit.
Shpjegimi i ajeteve:
Kjo kaptinë është quajtur me këtë emër: “El-Bekare” (Lopa), për shkak të historisë së bijve të Izraelit me lopën, që përmendet në të. Aty flitet për domosdoshmërinë e shpejtimit në zbatimin e ligjeve të Allahut dhe mos zvarritja e tyre, siç vepruan hebrenjtë.
1 Elif-Lam-Mim. Janë shkronja të alfabetit arab, me të cilat fillojnë disa sure të Kur'anit. Ato nuk kanë kuptim kur janë më vete. Megjithatë, në Kur'an ato kanë urtësinë e vet, sepse në këtë Libër nuk ekziston asgjë pa kuptim dhe qëllim. Dhe prej urtësive më të rëndësishme të tyre është edhe sfida që Kur'ani ua bën mohuesve te tij. Duke qenë se kjo bëhet me shkronja, që ata i njohin dhe flasin me to. Pikërisht për këtë, menjëherë pas tyre, në shumicën e rasteve, vjen përmendja e Kur'anit të ndritur, siç shihet edhe në këtë sure.
2 Ky është Kur'ani madhështor, që nuk dyshohet, qoftë në lidhje me shpalljen e tij, qoftë në lidhje me tekstin apo me kuptimet e tij, sepse ai është Fjala e Allahut, me të cilën udhëzohen të devotshmit për rrugën, që të çon tek Ai.
3 4 "Të devotshmit besojnë të padukshmen. E padukshmja është gjithçka, që nuk mund të perceptohet nëpërmjet shqisave tona, por për të cilën na ka folur Allahu dhe i Dërguari i Tij, siç është Dita e Gjykimit. Të devotshmit falin namazin, në përputhje me kushtet, shtyllat, detyrimet dhe të pëlqyerat që ka caktuar Allahu. Të devotshmit dhurojnë nga ajo pasuri që u ka dhënë Allahu-zekati i detyruar apo sadakaja vullnetare, që jepen duke shpresuar shpërblimin e Allahut. Pikërisht këta janë ata që e besojnë Shpalljen, të cilën Allahu e zbriti mbi ty dhe mbi gjithë profetët e tjerë, që ishin para teje, pa përjashtim. Janë pikërisht këta ata që e besojnë me bindje Jetën Tjetër dhe gjithçka që ka lidhje me të, qofshin shpërblime apo ndëshkime."
5 Ata që pajisen me këto veti e meritojnë për të qenë në Rrugën e Drejtë. Të tillë do jenë fitimtarë, si në këtë botë, ashtu edhe në Botën Tjetër. Atëbotë ata do ta arrijnë atë që shpresonin dhe do të shpëtojnë prej asaj, nga e cila frikësoheshin.
Mësime nga ajetet:
Sorry, your browser does not support inline SVG. Ftesa për të qenë të bindur në mënyrë absolute, duke përjashtuar çdo lloj dyshimi, është argument se Kur'ani është prej Allahut, sepse asnjë krijesë njerëzore nuk do mund të pretendonte diçka të tillë në fjalën (veprën) e tij. Sorry, your browser does not support inline SVG. Askush nuk do të përfitojë prej asaj që është në Kur'an, si dhe prej udhëzimeve të tij madhështore, përveçse të përkushtuarit ndaj Allahut të Lartësuar. Sorry, your browser does not support inline SVG. Prej niveleve më të larta të imanit është edhe besimi në të padukshmen, sepse kjo përmban në vetvete dorëzim të plotë para Allahut të Lartësuar për gjithçka që konsiderohet prej dijes së Tij rreth të padukshmeve (gajb), si dhe para të Dërguarit të Tij, për atë që Allahu i Lartësuar i ka thënë. Sorry, your browser does not support inline SVG. Shpeshherë, Allahu i Lartësuar i përmend bashkë namazin dhe zekatin, sepse namazi është sinqeritet ndaj Krijuesit, ndërsa zekati është bamirësi ndaj krijesave dhe të dyja këto janë dyert e lumturisë dhe të shpëtimit. Sorry, your browser does not support inline SVG. Besimi tek Allahu dhe veprat e mira sjellin udhëzimin dhe suksesin në këtë botë dhe fitoren e shpëtimin në Botën Tjetër.